E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina ia kalonJaponisë përekonominë

LONDER- Pas më shumë se 40 vjetësh ekonomia e dytë e botës, Japonia tani ka dalë pas Kinës, gjë që shënon një fund epoke për Japoninë.

Statistikat e fundit e bëra publike në Tokio, tregojnë se ekonomia japoneze u rrit me 3.9 për qind në 2010, me një ritëm më të ngadalshëm, sesa ekonomia e Kinës.

Ekonomia japoneze pësoi tkurrje mes muajve tetor- dhjetor, megjithatë rritja për të gjithë vitin 2010 ishte në nivelin 3.9 për qind.
Por kjo ka qënë e mjaftueshme për të qënë përpara.Pas Luftës së Dytë Botërore ishte Japonia që u cilësua si një mrekulli ekonomike.
Në vitet 1980 ajo filloi të eklipsohej nga SHBA-ja. Më pas ndodhi një kolaps që u ndoq nga 20 vite stanjacion ekonomik.
Shumë në Japoni e kanë parë si të pashmangshëm ndryshimin në ekonominë globale.

Por perpespektiva ekonomike e Japonisë varet në masë të madhe nga rritja e vazhdueshme e ekonomisë së vendeve fqinje.

Makineritë në fabrikat që drejtojnë bumin ekonomik të Kinës janë bërë një eksport jetësor.
(BBC/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›