"U lodha nga gënjeshtrat mbi jetën time"

Këngëtarja britanike, Cheryl Cole thotë se, vendosi të shkruaj autobiografinë e saj sepse ishte lodhur duke lexuar "gënjeshtra" për jetën e saj private.
29 vjeçarja, pak muaj më parë publikoi librin e saj autobiografik, ''Cheryl: My Story''.
Megjithatë, këngëtarja e pranon se plasimi i detajeve nga jeta e saj private nuk ishte një gjë e lehtë për tu bërë.
"Ishte një vendim i vështirë. Ishte një betejë me veten time sepse në të vërtetë unë jam person që e ruaj jetën private me shumë fanatizëm",tha Cheryl për 'MSN'.
Por, Cheryl thotë se ishte lodhur nga gënjeshtrat e shkruara mbi jetën e saj dhe e pa të arsyeshme se ishte koha për ta thënë të vërtetën e t’i qartësonte disa gjëra./Indeksonline/