"Vetëvendosje": Rexhepi u përkul para terrorit maqedonas
PRISHTINE - Lëvizja "Vetëvendosje" lëshoi dje kritika të forta ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, për atë që kjo lëvizje e konsideron si "përkulje përpara terrorit maqedonas".
inistri Rexhepi zhvilloi një vizitë zyrtare në Maqedoni, një ditë pas vrasjes së katër shqiptarëve nga ana e njësive speciale maqedonase afër kufirit që e ndan Maqedoninë nga Republika e Kosovës. "Ministri ynë shkoi të përkulej përpara terrorit maqedonas dhe sikur po i kërkonte falje homologes së tij antishqiptare, ministres maqedonase të Punëve të Brendshme dhe Drejtësisë, Gordana Jankulovska", - theksojnë liderët e "Vetëvendosjes". "Kjo ministre nuk bën asgjë tjetër, veçse zbaton në mënyrë policeske politikat zyrtare të shtetit maqedonas, udhëheq me ngulm fushatën e terrorit mbi shqiptarët e diskriminuar", - shtuan ata. Pikërisht kundër këtyre politikave shtypëse, javën e kaluar në Shkup mijëra qytetarë shqiptarë demonstruan me moton "PëR DREJTëSI". Sipas "Vetëvendosjes", kjo nuk do të thotë asgjë për ministrin Rexhepi "Rexhepi shkoi në Shkup për ta dënuar 'terrorizmin' shqiptar ndërkufitar, në kohën kur strukturat kriminale të Serbisë kanë djegur kufirin e Kosovës me Serbinë, si dhe për çdo ditë shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë, kurse ministri ynë i brendshëm bën sehir", - thuhet ndër të tjera në komunikatën e "Vetëvendosje"-s.
Ministri Rexhepi, gjatë vizitës së ditës së enjte në Shkup, ku u takua me ministren e Brendshme maqedonase Gordana Jankullovska, deklaroi se Kosova nuk duhet të shihet në asnjë mënyrë si vend që gjeneron krizë dhe strehon kryerësit e aktiviteteve kriminele.
(d.b/GSH/BalkanWeb)