Vëllai i deputetit të PS "masakrohet" në buzuk
TIRANE-Arben Prenga, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga, është protagonist i një përplasjeje me armë në një lokal në zemër të kryeqytetit. Detajet e ngjarjes se djeshme behen te dituar sot ne Gazeta Shqiptare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në ambientet e lokalit "Alfa Buzuk" pranë rrugës së "Barrikadave", dhe ka përfunduar me dy të plagosur, njëri prej të cilëve, vëllai i deputetit. Sherri i nisur mes badigardëve të lokalit dhe Arben Prengës, e personave që e shoqëronin atë, ka degjeneruar në përleshje me mjete të forta e me përdorimin e armëve të zjarrit. Për pasojë Prenga ka mbetur i plagosur me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit dhe aktualisht ndodhet në ambientet e Spitalit Ushtarak. Ndërsa njëri prej rojave të sigurisë, Shpëtim Marku është plagosur me armë zjarri nga vëllai i deputetit. Sipas policisë, bëhet fjalë për një zënkë për motive të dobëta, megjithatë hetimet për zbardhjen e ngjarjes do të vazhdojnë.
(d.b/BalkanWeb)