Mësuam të protestojmë
Nëse nuk do të ketë provokime, pas protestës së madhe të 20 nëntorit 2009 dhe kësaj të 30 prillit, ne shqiptarët po tregojmë se dimë të protestojmë. Populli opozitar që kërkon transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit, i tregoi popullit në pushtet se një lumë njerëzish, i paparë në numër në historinë e protestave pluraliste, ka pjekurinë, civilizimin e duhur të përmbajë instiktet primitive e të thotë atë që mendon. I kam konsideruar ata që ishin dhe janë kundër saj si “vrasës të protestave” sepse mendimi kundër, e drejta e protestës është abc e demokracisë dhe këtë të drejtë ne shqiptarët duhet ta fitojmë përfundimisht në familjen tonë, në vendin e punës, në shesh e kudo. Jemi popull i etur për mendimin kundër dhe është ky mendim që të gjithë duhet të mësohemi me prioritet të dëgjojmë. Nuk ka imazh më të bukur për Shqipërinë, dëshmues më i qartë dhe domethënës për Evropën e gjithë botën e civilizuar se kjo protestë civile para Qeverisë. Asnjë deputet mazhorance, mbështetës i pushtetarëve sot, nuk duhet as ta mendojë se opozita po gabon që po proteston. Mbarësia e kësaj proteste është e para dhe më e rëndësishmja vizë dhe provë se ne në Evropë e meritojmë të shkojmë.
E megjithatë, nuk mendoj se do të jetë dhe duhet të jetë kjo protestë çelësi i zgjidhjes së krizës politike ku vendi është ngërthyer sot. Nga kjo protestë, do të doja që të mësoheshim që të mos i drejtohemi një njeriu, Sali Berishës, të zgjidhë atë që populli opozitar kërkon: Hapjen e kutive! Kjo protestë duhet të tregojë se një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë keq, se Shteti po ndërtohet keq, se njërëz në pushtet e keqpërdorojnë dhe kjo është një e vërtetë që shumë shqiptarë po e tregojnë. Koncerti për 1 Majin, është një tjetër provë; është në traditën e koncerteve që janë bërë gjithnjë dhe do të bëhet pak metra larg çadrave të deputetëve në grevë urie. A do të zhvillohet pa provokime? Shpresojmë që jo, edhe pse vjen si një gotë ujë para një të eturi, si një pjatë me gjellë të ngrohtë para një të urituri. Te dielën të rinjtë e LSI do të kenë një tjetër tubim te Pallati i Kongreseve, pak metra larg çadrave me deputetët. Tjetër provë dhe kjo; urojmë të shkojë mirë dhe me maturi.
Opozitarët po na tregojnë të gjithëve se dinë të protestojnë ashtu siç protestohet në Evropë. Deri sot, Opozita e ka marrë para Qeverisë vizën për në Evropë. Qeveria ende nuk po tregon se po punon siç punohet në Evropë. Kjo është sfida.
(BalkanWeb)