E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështje të sigurisë kërcënojnë sekretarin Hagel në Kabul

Zyrtarë amerikanë thonë se shqetësimet për sigurinë detyruan anulimin e një konference të paralajmëruar për shtyp sot në Kabul, mes Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Chuk Hagel dhe Presidentit afgan Hamid Karzai.

Autoritet nuk dhanë hollësi për çështjet e sigurisë që çuan në anulimi e konferencës, por një ditë më parë, dy shpërthime vetvrasëse - njëri  në Kabul, tjetri në Khost- shkaktuan vdekjen e 19 personave. Shpërthimi në Kabul kishte në shënjestër Ministrinë afgane të Mbrojtjes, ndërsa zoti Hagel po vizitonte kryeqytetin e Afganistanit.
Konferenca e anuluar e shtypit mbylli vizitën e parë të shefit të ri të Pentagonit në Afganistan.

Më parë gjatë ditës së sotme,  presidenti Karzai akuzoi talebanët që po “ i shërbejnë Amerikës” duke kryer sulme të tilla si ai të shtunës për të frikësuar afganët që të kërkojnë qëndrimin e forcave ndërkombëtare edhe mbas kufirit kohor të përcaktuar për vitin 2014.

Gjenerali më i lartë amerikan në Afganistan, Joseph Dunford, iu kundërpërgjigj ashpër komenteve të presidentit afganë duke thënë se: “ne kemi luftuar ashpër gjatë 12 viteve të kaluara, kemi derdhur shumë gjak, dhe nuk mund të mendohet që dhuna apo paqëndrueshmëria mund të përdoret si avantazh për ne”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›