Sovjetizimi i Shqipërisë

Në Shqipëri, hapja e arkivave të periudhës komuniste u ka ofruar historianëve një shans të veçantë për të parë funksionimin e një prej regjimeve më të izoluara të pas-Luftës së Dytë Botërore. Historiani Elidor Mëhilli ka shkruar gjerësisht mbi dinamikën e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe ndikimin që patën këto marrëdhënie në zhvillimet e brendshme të vendit. Në një bisedë me kolegen Ardita Simiçia, zoti Mëhilli, Doktor i Shkencave me banim në Shtetet e Bashkuara, thotë se mbetet ende shumë punë për të bërë me arkivat për të zbardhur dramën njerëzore të viteve të komunizmit.