E Shtunë, 31 Tetor 2026

soNormal" style="MARGIN: 0in 0in 0pt; LINE-HEIGHT: normal; TEXT-ALIGN: center" align="center"> PËR

V E N D I M 

PËR 

NOTIFIKIMET NË ZBATIM TË MARRËVESHJEVE PËR BARRIERAT TEKNIKE NË TREGTI DHE TË MASAVE, SANITARE E FITOSANITARE, TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË TREGTISË

 

N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸s dhe të neneve 8, pika 5,  shkronja “f”, 14 e 22, t¸ ligjit nr.9870, dat¸ 4.2.2008, “P¸r standardizimin”,  me propozimin e ministrit t¸ Ekonomis¸, Tregtis¸ dhe Energjetik¸s dhe të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, K¸shilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

I. Në kuptim të këtij vendimi, me termat e përdorura nënkuptohen:

1. Barriera teknike në tregti, sipas OBT-së

a)     Rregulli teknik dokumenti, i cili përcakton karakteristikat e produktit ose proceset e lidhura me të dhe metodat e prodhimit, përfshirë dispozitat administrative, të detyrueshme për t’u zbatuar. Mund të përmbajë ose të merret ekskluzivisht me terminologjinë, simbolet, ambalazhimin, marketimin ose kërkesat për etiketimin, që kanë të bëjnë me produktin, procesin apo metodën e prodhimit.

      Rregullat teknike përfshijnë:

i)      “Rregullat administrative” të një shteti anëtar, të cilat u referohen specifikimeve teknike dhe kërkesave të tjera ose rregullave për shërbimet, kodet profesionale, si dhe kodet e praktikës së mirë, të cilat, nga ana e tyre, u referohen specifikimeve teknike ose kërkesave të tjera, që përputhen me detyrimet e vendosura në rregullat administrative të sipërpërmendura;

ii)     “Marrëveshjet vullnetare”, te të cilat një autoritet publik është palë kontraktuese, që parashikojnë, në interes të publikut, përputhjen me veçoritë teknike ose kërkesa të tjera, përjashtuar veçoritë e prokurimit të tenderit publik;

iii)    “Specifikime teknike”, të dhënat në një dokument, të cilat japin karakteristikat e kërkuara për një produkt, të tilla si niveli i cilësisë, vetitë, siguria, përmasat, përfshirë edhe terminologjinë, simbolet, provat, metodat e analizave, paketimin dhe etiketimin e produktit dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit;

iv)    “Projekt standard”, dokumenti, që përmban tekstin e specifikimeve teknike për një subjekt të caktuar, i cili miratohet në përputhje me procedurën e standardeve kombëtare, pasi ka qarkulluar për shqyrtim dhe koment;

v)     “Projektrregull teknik”, teksti i një specifikimi teknik a i një kërkese tjetër ose rregulli për shërbimet, ku përfshihen masat administrative, që synojnë ta venë atë në zbatim si një rregull teknik, kur teksti është në fazën e përgatitjes, që do të thotë se mund t’i bëhen përmirësime të mëtejshme thelbësore;

vi)    “Program standardesh”, një program pune i një organi të njohur zyrtarisht si organizëm standardizimi, i cili rendit temat, për të cilat kryhet standardizimi;

vii)       “Produkt”, çdo produkt, industrial dhe bujqësor, përfshirë edhe produktet e peshkut;

viii)      “Shërbim”, çdo shërbim, që jepet kundrejt një pagese, në distancë, nëpërmjet mjeteve elektronike dhe sipas kërkesës individuale të atij, që e kërkon këtë shërbim;

ix)        “Rregulla mbi shërbimet”, kërkesat e përgjithshme, që lidhen me fillimin dhe ndjekjen e veprimtarisë së shërbimit, sipas përkufizimit të mësipërm, në veçanti, me dispozitat për ata që e ofrojnë këtë shërbim, të atyre që e kryejnë dhe të atyre që përfitojnë nga ky shërbim, përjashtuar çdo rregull, që nuk synon, në mënyrë të veçantë, shërbimet;

x)         “Kërkesa të tjera”, kërkesat, përveç specifikimeve teknike, të cilat janë vendosur mbi një produkt, për mbrojtjen e konsumatorit ose të mjedisit, që ndikojnë në ciklin e qarkullimit, pasi produkti të jetë hedhur në treg. Të tilla janë kushtet e përdorimit, riciklimi, ripërdorimi ose prirja, kur mund të ndikojnë, në mënyrë domethënëse, në përbërjen ose natyrën e produktit a vendosjen e tij në treg.

b)     Standard dokumenti, miratuar nga një organ i njohur, që, për përdorim, të përsëritur ose të përgjithshëm, përcakton rregulla, udhëzime apo karakteristika për produkte a procese, që lidhen me to dhe metodat e prodhimit, zbatimi i të cilave nuk është i detyrueshëm. Ai mund të përmbajë ose mund të trajtojë në mënyrë ekskluzive terminologjinë, simbolet, ambalazhimin, marketimin ose kërkesat për etiketimin, që kanë të bëjnë me produktin,  procesin a metodën e prodhimit.

c)  Procedurat e vlerësimit të konformitetit, çdo procedurë e përdorur, që duhet të kryhet plotësisht, drejtpërdrejt apo tërthorazi, për të përcaktuar kërkesat përkatëse për rregullat teknike ose standardet.

ç) Organi ose sistemi ndërkombëtar, çdo organ ose sistem, ku anëtarësimi është i hapur për organet e ngjashme, të paktën të të gjitha vendeve anëtare.

 d)  Organi ose sistemi rajonal, çdo organ ose sistem ku anëtarësimi është i hapur për organet e ngjashme vetëm për disa nga vendet anëtare.

dh)  Organi i qeverisjes qendrore, qeveria qendrore, ministritë dhe departamentet e saj ose çdo organ, që është subjekt i kontrollit të qeverisjes qendrore për veprimtarinë në fjalë.

e)  Njësitë e qeverisjes vendore, qeverisja vendore, e ndryshme nga qeveria qendrore (dmth e shteteve, provincave, landeve, kantoneve, bashkive, etj.) ministritë ose departamentet e saj a çdo organ, që është subjekt i kontrollit të kësaj qeverisjeje, për veprimtarinë në fjalë.

ë)  Organi joqeveritar, organi i ndryshëm nga organi i qeverisë qendrore ose ai i qeverisjes vendore, i cili ka autoritet ligjor të zbatojë një rregull teknik.

2. Masat sanitare dhe fitosanitare, sipas OBT-së

a) Masa sanitare dhe fitosanitare janë masat e zbatuara, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e kafshëve apo për të ruajtur bimët nga rreziqet, që rezultojnë nga hyrja, vendosja apo përhapja e parazitëve, sëmundjeve, organizmave, bartës sëmundjesh, ose organizmave patogjene, kimikatet shtesë, infektuesit, toksinat ose organizmat patogjene, që janë të pranishme në produktet bujqësore, pijet apo ushqimet për kafshë, sëmundjet e bartura nga kafshët, bimët a produktet e tyre.

        b)  Me masat sanitare apo fitosanitare nënkuptojmë të gjitha:

i)      ligjet, dekretet, rregulloret, kërkesat dhe procedurat, që lidhen me to, përfshirë këtu, ndër të tjera, kriteret, që lidhen me produktin përfundimtar;

ii)     procedurat dhe metodat e prodhimit;

iii)    procedurat e testimit, të inspektimit, të certifikimit dhe të homologimit;

iv)    regjimet e karantinës, përfshirë edhe kërkesat për transportin e kafshëve a të bimëve dhe të lëndëve, të nevojshme për mbijetesën e tyre gjatë transportit;

v)     dispozitat, që lidhen me metodat statistikore, procedurat e nxjerrjes së mostrave dhe mënyrat e vlerësimit të rreziqeve, që lidhen me to;

vi)    kërkesat për ambalazhimin dhe etiketimin, që lidhen drejtpërdrejt me parrezikshmërinë e produkteve ushqimore

II. Notifikimet sipas marrëveshjes OBT/TBT

1.     Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS) është autoriteti kombëtar i notifikimit dhe pika kombëtare e referimit në OBT, për dhënien e informacionit për standardet, rregullat teknike dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit me ndikim në tregti.

DPS-ja njofton sekretariatin e OBT-së, në Gjenevë, edhe përsa i përket anëtarësimit me të drejta të plota apo në një nivel më të ulët të organeve përkatëse të shtetit shqiptar në organizatat, ndërkombëtare dhe rajonale, të standardizimit dhe të atyre të vlerësimit të konformitetit, si dhe për marrëveshjet dy ose shumëpalëshe për standardet, rregullat teknike ose procedurat e vlerësimit të konformitetit, të cilat janë brenda kuadrit të marrëveshjes së OBT-së.

2.     Organet e qeverisjes qendrore, vendore dhe ato joqeveritare, të cilat kanë pushtet juridik për të detyruar zbatimin e rregullave teknike, sapo të nisin përgatitjen e një standardi, të një rregulli teknik ose procedure për vlerësimin e konformitetit duhet të njoftojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit, e cila bën njoftimin përkatës në Sekretariatin e OBT-së.

3.     Kërkesa nga organet e qeverisjes qendrore, vendore dhe joqeveritare, për njoftim në Sekretariatin e OBT-së, dërguar me shkresë zyrtare në DPS, përmban:

-          Kopje të projektstandardit, rregullit teknik ose procedurës së vlerësimit të konformitetit;

-          Arsyen e përgatitjes së këtij projekti;

-          Dokumentet, mbi të cilat mund të jetë mbështetur projekti;

-          Afatet e adoptimit dhe të zbatimit të masave të propozuara në projekt.

4.     Në rastin e një kërkese të tillë, DPS-ja njofton Sekretariatin e OBT-së, për masat që po përgatiten, si dhe organin, që ka bërë kërkesën për njoftim, se nuk duhet të adoptojë masat në fjalë 60 ditë pas ditës që Sekretariati i Organizatës Botërore të Tregtisë, në Gjenevë, ka bërë njoftimin.

5.     Notifikimi në Sekretariatin e OBT-së do të përmbajë:

-          Bazën ligjore për përgatitjen e një standardi, rregulli teknik apo procedure vlerësimi të konformitetit;

-          Të dhëna për standardet, evropiane dhe ndërkombëtare, rregullat teknike, udhëzuesit dhe referencat, të cilat përbëjnë bazat për masat që propozohen;

-          Të dhëna për produktet dhe shërbimet e mbuluara, sipas masave që po përgatiten;

-          Qëllimet dhe arsyet për përgatitjen e këtyre masave;

-          Arsyet për çdo devijim nga dokumentet e mësipërme, nëse është rasti.

6.     DPS-ja, pasi merr  komentet (kur ka të tilla) nga shtetet anëtare të OBT-së, nëpërmjet Sekretariatit të OBT-së, ia dërgon ato organit, që ka bërë kërkesë për njoftim, duke i kërkuar këtij organi të paraqesë tek ajo, brenda një periudhe prej 30 ditësh kalendarike, një projekt me komentet e pasqyruara, i cili duhet të përcaktojë, në mënyrë të qartë, nëse këto komente janë marrë parasysh dhe nëse po, mënyrën se si këto janë reflektuar, plotësisht apo pjesërisht, si dhe arsyet për secilin rast.

Përgjigjja e plotë komunikohet tek anëtarët e OBT-së, të cilët kanë bërë komente për masat, që po përgatiten, nëpërmjet DPS-së.

7.     Të gjitha masat e këtij vendimi, që lidhen me procedurën e njoftimit, do të zbatohen edhe për çdo ndryshim ose përmirësim thelbësor të standardeve, rregullave teknike apo procedurave të vlerësimit të konformitetit, me ndikim në tregti, për afatin e adoptimit dhe të zbatimit të tyre, si dhe për radhën e produkteve, për të cilat do të zbatohet.

8.     DPS-ja, në funksion të pikës kombëtare të referimit për standardet, rregullat teknike dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit, ua përcjell organeve përkatëse, sipas fushës, pyetjet dhe kërkesat e arsyeshme të vendeve të tjera anëtare dhe të palëve të interesuara. Organet përkatëse do të kthejnë përgjigje, me shkrim, brenda 15 ditëve kalendarike, në DPS, e cila ia dërgon atë brenda 3 ditëve kalendarike shtetit tjetër anëtar apo palës së interesuar.

9.     Ministritë e linjës dhe institucionet, kur vlerësojnë se adoptimi i masës së propozuar nga çdo shtet anëtar i OBT-së, dhe i publikuar nga Sekretariati i OBT-së në faqen e saj të internetit, mund të ketë ndikim në tregtinë ndërkombëtare, dërgojnë në DPS kërkesën zyrtare me pyetjet, komentet apo sugjerimet e tyre. Në bazë të kërkesës së bërë, DPS-ja ia dërgon atë menjëherë shtetit anëtar të OBT-së, i cili ka propozuar masën në fjalë. DPS-ja do ta nisë kërkesën e ardhur brenda një periudhe prej 3 deri 5 ditësh nga marrja e kësaj kërkese.

III. Notofikimet, sipas marrëveshjes OBT/SPS

1.     Drejtoria e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK) është autoriteti kombëtar i notifikimit dhe pika e referimit në OBT, për masat sanitare dhe fitosanitare, me ndikim në tregti, dhe ka përgjegjësinë e zbatimit të aneksit B, të marrëveshjes së OBT-së, për transparencën e masave sanitare dhe fitosanitare, veçanërisht të paragrafëve 3, 4, 5, 6, 7 e 8, të tij.

2.     Organet shtetërore, sapo të nisin përgatitjen e një mase sanitare dhe fitosanitare, duhet të njoftojnë menjëherë Drejtorinë e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

3.     Informacioni duhet të përmbajë:

-          Bazën ligjore për masat e propozuara;

-          Të dhëna për produktet dhe shërbimet e mbuluara, sipas masave, që po përgatiten;

-          Qëllimet dhe arsyet për përgatitjen e këtyre masave;

-          Afatet e adoptimit dhe të zbatimit të masave të propozuara.

Bashkëlidhur me informacionin duhet të jetë një projekt i masave, që propozohen.

4.      Notifikimi në Sekretariatin e OBT-së përmban:

-           Bazën ligjore për masat e propozuara;

-          Të dhëna për standardet, evropiane dhe ndërkombëtare, rregullat teknike, udhëzuesit dhe referencat, të cilat përbëjnë bazat për masat, që propozohen;

-          Të dhëna për produktet dhe shërbimet e mbuluara, sipas masave që po përgatiten;

-          Qëllimet dhe arsyet për përgatitjen e këtyre masave dhe natyrën e problemit apo të problemeve urgjente;

-          Kohën e hyrjes në fuqi të masave të propozuara.

5.     MBUMK-ja, me kërkesën e shteteve anëtare të interesuara, jep kopje të masave të propozuara dhe u përgjigjet të gjitha pyetjeve të arsyeshme, të ardhura nga vendet anëtare, për masat e propozuara.

6.     MBUMK-ja, pasi merr komentet (kur ka të tilla) nga shtetet anëtare të OBT-së, nëpërmjet Sekretariatit të OBT-së, ai dërgon ato organit/drejtorisë, që ka propozuar apo vendosur masat sanitare e fitosanitare.

7.     MBUMK-ja i kërkon organit/drejtorisë, që ka kërkuar njoftimin, të paraqesë, brenda një periudhe prej 30 ditësh kalendarike, një projekt me komentet e pasqyruara, i cili duhet të përmbajë, në mënyrë të qartë, nëse këto komente janë marrë parasysh dhe, nëse po, mënyrën se si nëse janë reflektuar, plotësisht apo pjesërisht, si dhe arsyet për secilin rast.

Përgjigjja e plotë u komunikohet anëtarëve të OBT-së, të cilët kanë bërë komente për masat, që po përgatiten, nëpërmjet MBUMK-së.

8.     MBUMK-ja, në funksion të pikës kombëtare të referimit në OBT për masat sanitare dhe fitosanitare, me ndikim në tregti, përcjell tek organet përkatëse sipas fushës, pyetjet dhe kërkesat e arsyeshme (në rastin kur këto janë jashtë kompetencës së vet) të vendeve të tjera anëtare dhe palëve të interesuara. Organet përkatëse e japin përgjigjen e tyre, me shkrim, brenda 15 ditëve kalendarike, në MBUMK, e cila ia dërgon atë brenda 5 ditëve kalendarike shtetit tjetër anëtar apo palës së intresuar.

9.     Ministritë e linjës dhe institucionet, kur vlerësojnë se adoptimi i masës së propozuar nga çdo shtet anëtar i OBT-së dhe i publikuar nga Sekretariati i OBT-së, në faqen e saj të internetit, mund të ketë ndikim në tregtinë ndërkombëtare, dërgojnë në MBUMK kërkesën zyrtare, me pyetjet, komentet apo sugjerimet, që mund të kenë. Në bazë të kësaj kërkese, MBUMK-ja ia dërgon atë menjëherë shtetit anëtar të OBT-së, i cili ka propozuar masën në fjalë. MBUMK-ja do ta nisë kërkesën e ardhur brenda një periudhe prej 3 deri 5 ditësh nga marrja e saj.

10.   Detyrimet, që rrjedhin nga zbatimi i direktivës 98/34/EC për “Shkëmbimin e informacionit për standardet, rregullat teknike dhe rregullat për shërbimet e informimit të shoqërisë”, do të plotësohen kur Shqipëria të jetë vend anëtar i Bashkimit Evropian.

IV.  Vendimi nr.382, datë 22.7.2002, i Këshillit të Ministrave, “Për shkëmbimin e të dhënave në fushën e standardeve dhe të rregullave teknike”, shfuqizohet.

V.  Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA

 


22/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›