E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS NË MATEMATIKË, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TEKNIKE, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, TË VLORËS

V E N D I M 

PËR 

HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS NË MATEMATIKË, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TEKNIKE, TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, TË VLORËS

 

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34 e 42, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e programit të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës në matematikë, në Fakultetin e Shkencave Teknike, të universitetit “Ismail Qemali”, të Vlorës, në përfundim të të cilit lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor në matematikë”.

2. Kohëzgjatja normale e programit të studimeve të doktoratës në matematikë është, të paktën, 3 (tri) vite dhe përfshin edhe 60 kredite për studime të organizuara.

3. Kuotat e pranimit në këtë program studimi, për vitin 2009, janë, gjithsej, 25, prej të cilave 10 për kandidatë nga jashtë kufijve të vendit.

4. Tarifa e plotë e shkollimit për këtë program studimesh është 400 000 (katërqind mijë) lekë dhe likuidohet me këste, sipas përcaktimeve të bëra nga fakulteti përkatës, për çdo vit të kohëzgjatjes normale. Doktorantët, nga stafi akademik i brendshëm i institucioneve të arsimit të lartë, paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit.

5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009, miratuar për universitetin “Ismail Qemali”, të Vlorës.

6. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe universiteti “Ismail Qemali”, të Vlorës, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


22/07/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›