E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çudia, kompanitë e sigurimeve akuzojnë klientët që kërkojnë dëmshpërblim, si mafie

Kompanitë e sigurimeve, përmes një komunikate për shtyp, kanë akuzuar klientët e tyre, se së bashku me avokatët dhe gjyqtarët, kanë krijuar një rrjet mafioz, që po I detyron këto kompani të paguajnë dëmshpërblime të jashtëligjshme.

Pagesat e dëmshpërblimeve që bëjnë shoqëritë e sigurimeve dhe Byroja e Sigurimeve, nuk përfundojnë tek publiku, pasi rezulton se afro 70% e vlerave të paguara, për dëmtimet trupore menaxhohen nga 3-4 studio ligjore. Trupat gjyqësore në të gjithë vendin japin vendime gjyqësore për dëmshpërblime dëmesh në tejkalim të ligjit, duke prodhuar vlera financiare për tu paguar, të cilat arrijnë në disa raste deri në dhjetë herë më shumë se vlera që parashikon ligji, thuhet në një deklaratë të tyre, që akuzojnë avokatët se kanë krijuar një mekanizëm mafioz me klientet dhe gjykatat dhe po u marrin paratë kompanive.

Ankesa e kompanitë të sigurimeve në fakt është absurd, pasi sipas një investigimi të bërë nga gazeta Tema, në këto 20 ditë të muajit gusht, Gjykata e Tiranës ka shqyrtuar rreth 60 çështje të tilla, ku dominon përkrahja që Gjykata u jep këtyre kompanive në raport me klientët

Gjykatat në shumicë vendosin në anë të tyre, ndërkohë që askush nuk ka hetuar fondin e garancive të këtyre kompanive, se në çfarë raporti është me borxhet qe u kanë klientëve.

Byroja Shqiptare e Sigurimeve, që mbikëqyr kompanitë, duket se është e përfshirë vet në këtë skemë, duke ngjallur panik tek klientët dhe mosbesim të thellë tek siguruesit e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›