E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokusi i mediave opozitare te bëmat e guvernatorit Fullani, por

Nga Eduard Zaloshnja

Ditët e fundit mediat opozitare janë përqendruar goxha te shpenzimet e fryra të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Madje shqiptarja.com ka shkuar në ekstremin e montimit të një fotoje plazhi të Fullanit me një imazh të buxhetit të Bankës së Shqipërisë (bashkëngjitur), për të theksuar mesazhin e lajmit të saj.

Fatkeqsisht, mediat shqiptare nuk i kanë dhënë rëndësinë që do ti kishte dhënë çdo media europiane deklaratës së djeshme të Fullanit rreth situatës aktuale ekonomike të Shqipërisë.

Fullani tha dje me plot gojë se situata mbetet dhe do të vijojë të jetë problematike. Investimet private kanë ngecur, qytetarët po kursejnë gjithnjë e më shumë, e për pasojë konsumi ka rënë. Si rrjedhojë, bankat kanë frenuar kreditimin, por edhe për financime interesi është i vogël. Bilanci tregtar vijon të dalë me humbje. Qeveria ka shtrënguar rripin me investimet, kurse të ardhurat janë në minimumin historik të 12 viteve të fundit. Nisur nga këta faktorë, projeksionet e BSH flasin për një rritje ekonomike të ulët, të ngadaltë dhe nën potencial. Sa i takon politikës monetare, Këshilli Mbikëqyrës, tha Fullani, gjykoi të mbante të pandryshuar normën bazë të interesit në 4 përqind, por në rast se do të jetë e nevojshme për ta rishikuar, vendimi do të jetë i menjëhershëm.

http://respublica.al/artikuj/2012/08/29/fokusi-i-mediave-opozitare-te-bemat-e-guvernatorit-fullani-por

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›