E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çudira Made in Albaniaja si punohet ende në mënyrë primitive (FOTO)

telei1Tiranë- Edhe pse kompanitë e ndërtimit janë modernizuar dhe disponojnë makineri të ndryshme për punët që bëjnë sërish ne nuk heqim dorë nga puna e krahut.

Për të shtrirë një kabull të trashë elektrik, mu në qendër të kryeqytetit, pas nënstacionit që ndodhet në pjesën e pastme të Hotel Tirana, janë angazhuar mbi 30 burra për ta bartuar kabllik në krah.

Ndërsa në Durrës primitiviteti duket se është ulur kembëkryq. Teknologjia ka ngecur në mesin e shekullit të kaluar ku rrugët lagen sërish me një tub uji të mbajtur nga punëtorët dhe një makinë që duket të jetë gjyshja e të gjitha makinerive.

Sakaq edhe reklamimi i bizneseve në Tiranë po bëhet në mënyrat nga më të çuditshmet, ku shkrimi me dorë në një copë karton ‘zbukuron’ vitrinat tek ‘Rruga e Elbasanit’ në kryeqytet.

Çudira Made in Albaniaja si punohet ende në mënyrë primitive

Çudira Made in Albaniaja si punohet ende në mënyrë primitive ◄ Back Next ► Picture 1 of 12

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›