E Shtunë, 31 Tetor 2026

x

Kryeministri Berisha priti në një takim zotin Alil Vardar, aktorin dhe autorin e njohur me origjinë shqiptare, i cili aktualisht po luan dhe drejton pjesën e tij teatrale "Grupi i të Divorcuarve", në Paris.

Kryeministri Berisha u shpreh i kënaqur që takonte një artist të mirënjohur në artin botëror, i cili mban origjinën shqiptare. Ndihemi krenarë, theksoi Kryeministri, që arti shqiptar ka arritur me dinjitet të jetë krah artit botëror. Kryeministri Berisha përgëzoi zotin Vardar për punën e suksesshme si aktor dhe autor teatri dhe vlerësoi kontributin e tij në zhvillimin e artit botëror. Ai shprehu mbështetjen e qeverisë për zhvillimin e artit në Shqipëri dhe inkurajimin e artistëve shqiptarë që operojnë kudo në botë. Shqipëria ka nevojë për një imazh të ri, për të promovuar kulturën, historinë dhe traditat shqiptare, nënvizoi Kryeministri.

Nga ana e tij, aktori dhe autori Vardar falënderoi Kryeministrin për mikpritjen dhe e njohu atë me aktivitetet tij artistike, veçanërisht me projektin më të fundit të tij dhe të vëllait Hazis, për të riorganizuar dhe sjellë në jetë artistike disa teatro të vjetër në Francë e Belgjikë. Ai u shpreh i gatshëm që të jepte çdo kontribut që të mundej për promovimin e imazhit të Shqipërisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›