1 Maji, Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Lefterije Lleshi: Forcimi i administratës publike, themel për institucione të besueshme

Në kuadër të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje dhe vlerësimi për të gjithë nëpunësit civilë dhe punonjësit e administratës publike.
Komisionerja ka theksuar se puna e tyre e përditshme, e bazuar në profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe përkushtim, është një kontribut i çmuar në shërbim të interesit publik.
Ajo ka nënvizuar se forcimi i administratës publike, respektimi i standardeve ligjore dhe garantimi i të drejtave të nëpunësve civilë janë vlera themelore për ndërtimin e institucioneve të besueshme dhe funksionale.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Punës, shpreh vlerësimin për të gjithë nëpunësit civilë dhe punonjësit e administratës publike, të cilët me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe përkushtim i shërbejnë interesit publik çdo ditë.”
Sipas saj, forcimi i administratës publike, respektimi i standardeve ligjore dhe garantimi i të drejtave të nëpunësve civilë janë vlera thelbësore për ndërtimin e institucioneve të besueshme dhe funksionale.
“Mirënjohje për kontributin tuaj. Gëzuar 1 Majin!”- përfundon mesazhi i KMSHC
/rtsh.al/