1 Qershori, ftesë për të vizituar panairin Fun Fair Albania

TIRANË, 1 qershor /ATSH/ 1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, vjen si një moment që i kushtohet promovimit të të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve.
Kjo ditë i ka rrënjë në përpjekjet ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve, të forcuara pas miratimit të Deklaratës së të Drejtave të Fëmijëve në vitin 1959 dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës në vitin 1989 nga OKB.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjete sociale ftesën për të vizituar panairin e Fun Fair Albania, në këtë 1 qershor.
Prej 29 majit, Tirana është shndërruar në kryeqytetin e argëtimit për fëmijët me organizimin e panairit “FUN FAIR ’26” një event, që vjen me edicionin e dytë në formatin e një panairi 3-ditor në Shqipëri.
Fëmijët, gjatë ditëve të panairit njihen me ekspozita me piktura dhe instalacione, lojëra kreative e argëtuese, aktivitete artistike të ndryshme.
Në skenën magjike të Fun Fair, gjatë tri ditëve, po shfaqet një program i veçantë me numra artistikë që janë përgatitur posaçërisht për fëmijët.
Aktiviteti vjen në bashkëpunim mes institucioneve të linjës dhe mbështetet nga MTKS dhe bashkinë e Tiranës.
/e.i/j.p/r.e/