E Hënë, 2 Nëntor 2026

100-vjetori i lindjes së tenorit të shquar Ibrahim Tukiçi

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ 4 qershori shënon 100-vjetorin e lindjes së Ibrahim Tukiçit (1926–2004), një prej tenorëve më të shquar që ka njohur Shqipëria, figurë e rëndësishme si për muzikën operistike ashtu edhe për atë popullore shqiptare.

Ibrahim Tukiçi lindi në qytetin e Shkodrës, por u formua artistikisht në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Me kthimin në atdhe Tukiçi u bë solist i Teatrit të Operës dhe Baletit, duke interpretuar role të shumta në opera të njohura shqiptare dhe botërore.

Interpretoi role në operat “Rigoletto”, “Madama Butterfly”, “Cavalleria Rusticana”, “Nusja e shitur”, “Mrika”, “Pranvera”, “Lulja e Kujtimit”, “Zgjimi”, “Goca e Kaçanikut”, “Borana” etj. Por ai u bë shumë i dashur për publikun me interpretimet e këngëve qytetare shkodrane dhe u nderua me titujt “Artist i Merituar” dhe “Artist i Popullit” për kontributin e tij në kulturën shqiptare.

Shumë e konsiderojnë ende Ibrahim Tukiçin si një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare të shekullit të 20-të. Ai u nda nga jeta në Tiranë më 24 maj 2004, duke lënë pas djemtë Davidin dhe Gencin, edhe ata artistë që ecin në gjurmët e të atit.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›