E Diel, 1 Nëntor 2026

“Miss Shqipëria” tur në Kastoria, vajzat konkurrente njihen më nga afër me traditën dhe kulturën e zonës

Dita e dytë e qëndrimit të delegacionit të Miss Shqipëria në Kastoria u zhvillua mes historisë, kulturës dhe mikpritjes së ngrohtë greke.

Udhëtimi nisi në qytetin e vjetër të Kastorias, një nga zonat më të njohura historike dhe piktoreske të rajonit.

E vendosur buzë liqenit, kjo lagje ruan ende atmosferën e shekujve të kaluar përmes rrugicave me kalldrëm, shtëpive tradicionale dhe monumenteve bizantine që dëshmojnë pasurinë e trashëgimisë së saj kulturore.

Konkurrentet e Miss Shqipëria patën mundësinë të njihen më nga afër me historinë e qytetit. Vizita vijoi përgjatë shëtitores buzë liqenit, ku prania e vajzave tërhoqi vëmendjen e turistëve dhe banorëve vendas, të cilët i pritën me dashamirësi dhe mbështetje.

Në sfondin e peizazhit të qetë liqenor, mjelmat dhe vajzat krijuan një tablo të veçantë që nuk kaloi pa u vënë re.

Më pas, delegacioni u drejtua drejt vendbanimit prehistorik të Dispilos, vetëm pak kilometra larg Kastorias. Ky sit arkeologjik i rëndësishëm i kthen vizitorët rreth 7 mijë vite pas në kohë, duke ofruar një panoramë të jetës së komuniteteve të para që banuan në zonë.

Ndalesa e fundit e vizitës ishte në Bashkinë e Kastorias, ku stafi i Miss Shqipëria u prit nga kryebashkiaku i qytetit. Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e shkëmbimeve kulturore dhe marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku theksoi se kultura, respekti dhe dashuria janë vlerat që lidhin popujt dhe krijojnë ura bashkëpunimi përtej kufijve.

Nëdrsa vajta e Miss Shqipëria, ju presin në një finale magjike që do të zhvillohet më datë 6 qershor në Pogradec dhe do të transmetohet live në Vizion Plus.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›