E Hënë, 2 Nëntor 2026

100-vjetori i triumfit të Legalitetit-Leka Zogu II “Mirënjohje” për mbështetësit shkodranë të Mbretërisë

Nisma kombëtare e Lëvizjes së Legalitetit për të kujtuar dhe vlerësuar kontributet e figurave që kanë shërbyer për Kombin, Atdheun dhe Mbretërinë Shqiptare, ka nisur nga Shkodra.

Në aktivitetin e zhvilluar, me pjesëmarrjen e trashëgimtarit të familjes mbretërore, Princit Leka II, u ndanë 41 dekorata “Mirënjohje” për familje shkodrane dhe figura historike që kanë mbështetur monarkinë shqiptare ndër vite.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Leka Zogu II vlerësoi rolin e pazëvendësueshëm të Shkodrës në historinë kombëtare dhe në përkrahjen ndaj Mbretit Zog.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, Shpëtim Axhami, theksoi se Shkodra ka qenë gjithmonë vatër e patriotizmit, qëndresës dhe monarkizmit, duke ndihmuar në triumfin e legalitetit, mbështetje që, sipas tij, duhet të vazhdojë edhe për trashëgimtarin e fronit.

Takimin e përshëndeti edhe përfaqësuesi i një prej familjeve të njohura shkodrane, Ted Kopliku, sih kandidati PD në zgjedhjet e fundit parlamentarë i cili kujtoi lidhjet historike të qytetit me mbretin Zog

Aktivitet i organizuar ne Shkodër nga Partia Lëvizja e Legalitetit në bashkëpunim me Oborrin Mbretëror, vjen në kuadër të 100-vjetorit të Triumfit të Legalitetit në Shqipëri.

Gazetar: A.Hoti, K.Dracini, U.Hysa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›