E Hënë, 2 Nëntor 2026

101 vite Shërbim Shëndetësor Ushtarak, Kingji: Vitet e fundit, hapa thelbësorë për rritjen e kapaciteteve

TIRANË, 16 korrik /ATSH/ Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji përkujtoi sot 101-vjetorin e Shërbimit Shëndetësor Ushtarak.

“Shërbimi shëndetësor ushtarak ka qenë pjesë e pandarë e Forcave të Armatosura që prej 16 korrikut 1924, në paqe dhe krizë, brenda e jashtë vendit, duke përbërë një hallkë mjaft të rëndësishme për gatishmërinë operacionale të Forcave të Armatosura”, theksoi Kingji, në një postim në rrjetet sociale.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA nënvizoi se, “vitet e fundit janë ndërmarrë hapa thelbësorë për rritjen e kapaciteteve, përmes trajnimeve të shumta brenda dhe jashtë vendit, pjesëmarrjes në stërvitje ndërkombëtare dhe përmirësimit të infrastrukturës, përfshirë laboratorët e rinj të inauguruar së fundmi”.

Në këtë përvjetor, Kingji vlerësoi të gjithë ata që shërbejnë dhe kanë shërbyer ndër vite në këtë strukturë, mjekë, ndihmësmjekë dhe infermierë ushtarakë, për kontributin e tyre të çmuar në çdo repart, stërvitje apo operacion.

1 nga 8

/gj.m//r.e//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›