E Diel, 1 Nëntor 2026

14 protestues do hetohen në liri, Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Prokurorisë e për arrest me burg dhe vendos detyrim paraqitje

Gjykata e Tiranës ka vendosur që 14 personat e arrestuar gjatë protestës së opozitës më 10 shkurt të hetohen në gjendje të lirë.

Prokuroria e Tiranës kërkoi 2 masa “arrest me burg”, 3 “arrest në shtëpi” dhe 9 “detyrim paraqitjeje”, por kërkesa nuk u pranua nga trupi gjykues dhe u vendos masa detyrim paraqitje 1 here ne muaj.

Jashtë ambienteve të gjykatës ishin të pranishëm deputetë PD si edhe mbështetës të tyre, në shenjë solidariteti me të arrestuarit.

Më 13 shkurt Gjykata vendosi të njëjtën masë detyrim paraqitje edhe për 7 të mitur të arrestuar gjatë tubimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›