15-vjeçari nga Cërriku fitues i olimpiadës “Neo Science” në Orlando, Koçiu: Mirënjohës mësuesve që ushqejnë talentin tek nxënësit

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Loris Qose, 15-vjeçari nga Cërriku, është fituesi i vendit të parë në Olimpiadën “Neo Science” në Orlando, SHBA, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë mes 21 shteteve pjesëmarrëse.
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale këtë histori suksesi, ndërsa u shpreh se ndonjëherë, rruga drejt suksesit më të madh nis nga bankat e shkollave në qytetet e vogla.
Koçiu theksoi se pas këtij rezultati qëndron një histori e thjeshtë por e jashtëzakonshme e një nxënësi me ëndrra të mëdha dhe përkushtimi i mësueses së tij, Flutura Hoxholli, e cila ka ditur ka ditur të ushqejë talentin dhe ambicien e tij.
“Krenarë për Lorisin dhe mirënjohës për çdo mësues që përcjellë tek të rinjtë shqiptarë besimin se me dije, punë dhe këmbëngulje mund të arrish çdo sukses. Me sytë drejt Olimpiadës së radhës në Romë, jemi të bindur se rrugëtimi i Lorisit drejt sukseseve sapo ka nisur”, tha Koçiu.
/m.m/j.p/r.e/