E Hënë, 2 Nëntor 2026

16-vjeçari humbi jetën pas goditjes me thikë, arrestohet i mituri

Një sherr mes disa të miturve është shënuar mbrëmjen e djeshme në Bolonja të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se një 16-vjeçar ka humbur jetën teksa po transportohej për në spital. Ai ishte goditur me thikë nga një i mitur tjetër, që u arrestua nga policia.

Po ashtu, nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe një 17-vjeçar.

Kanë qenë banorët e zonës ata që fillimisht kanë lajmëruar policinë, për sherrin që po ndodhte. Pas mbërritjes së tyre në vendngjarje, u bë i mundur edhe arrestimi i autorit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›