E Diel, 1 Nëntor 2026

2 599 persona nga grupet vulnerabël u punësuan në gjashtë muajt e parë të vitit

TIRANË, 24 korrik /ATSH/  2 599 qytetarë që u përkasin grupeve vulnerabël janë integruar në tregun e punës gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, përmes shërbimeve dhe programeve të mbështetjes të ofruara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA).

Sipas të dhënave të AKPA-së, gjatë kësaj periudhe janë punësuar 1 316 anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike, ndërsa 937 pjesëtarë të komuniteteve rom dhe egjiptian kanë siguruar një vend pune.

Gjithashtu, 346 persona me aftësi të kufizuara janë bërë pjesë e tregut të punës përmes programeve të ndërmjetësimit, formimit profesional dhe nxitjes së punësimit.

AKPA bën të ditur se vijon punën për mbështetjen e punëkërkuesve të papunë, me fokus krijimin e mundësive të barabarta dhe rritjen e përfshirjes sociale.

Programet e ndërmjetësimit në punë, këshillimit profesional dhe formimit synojnë të lehtësojnë kalimin e grupeve me vështirësi më të mëdha në punësim drejt një integrimi të qëndrueshëm në tregun e punës.

/e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›