E Diel, 1 Nëntor 2026

200 të rinj në edicionin e tretë të RoboTech

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u çel edicioni i tretë i konkursit RoboTech.

Më shumë se 500 nxënës nga e gjithë Shqipëria treguan interes duke aplikuar në këtë edicion  të tretë. Prej tyre u përzgjodhën 200 nxënës, të organizuar në 26 grupe nga: Tirana, Durrësi, Shkodra, Elbasani, Fieri, Berati, Korça, Vlora dhe Gjirokastra.

RoboTech 2026 i organizuar nga COD në bashkëpunim me Universitetin Metropolitan të Tiranës do të vijojë të shërbejë si një përvojë frymëzuese për të rinjtë, përmes teknologjisë, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke i nxitur ata të zhvillojnë zgjidhje konkrete dhe inovative, që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.

Në çeljen e edicionit të tretë ishin të pranishëm Arjan Ymeraj, Drejtor i Startup Albania, si dhe Evis Plaku e Gledi Tace, pjesë e ekipit koordinues të RoboTech III.

Gjatë aktivitetit u shfaqën për të pranishmit, momente nga edicioni i kaluar i RoboTech-ut. /j.p/

1 nga 8

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›