21 Tetori, Dita Kombëtare e Depistimit për Kancerin e Gjirit, gra e vajza marshin në Tetorin rozë

“Një kujtesë për ty: shëndeti është prioriteti yt gjithë vitin” – kjo tablo rikujtuese do t’u shfaqet çdo ditë vajzave dhe grave në Shkodër. Pikërisht në vendin ku pritja për të vrapuar është sa një dritë jeshile.
Marshimit në Tetorin Rozë iu bashkuan vajza dhe gra, mes tyre edhe përfaqësuese të institucioneve vendore në vend.
Fatkeqësisht, numri i grave të prekura është në rritje, por po ashtu edhe i betejave të fituara me sukses.
“Një betejë që sot mund të flas lirshëm që e kam fituar, një lajmëtar vuajtjeje. Shumë i vështirë pranimi i sëmundjes, por mendova për familjen,” tregoi Brixhilda Curri, infermiere në fshatin Bardhaj.
21 Tetori njihet si Dita Kombëtare e Depistimit për Kancerin e Gjirit dhe mesazhi u drejtohet çdo vajze dhe gruaje: Depistohu, shpëto jetën tënde.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/