E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari familjaret leter per Arvizu Duam drejtesi

Te tjera rreth shkrimit E shtuna feste dhe homazhe TIRANE- Vetem 4 dite nga nje vjetori i vrasjes se njerezve te tyre familjaret e Ziver Veizit Faik Myrtajt Hekuran Dedes dhe Aleks Nikes kerkojne ndihmen e ambasadorit amerikan Aleksander Arvizu te nderhyje e te mos qendroje indiferent me qellim qe verteta e vrasjes te dale ne drite.

Vrasjet e 21 janarit linden te zbardhura te filmuara ne syte e gjithe botes. Vrasjet linden te qarta por per fat te keq jane bere dhe behen perpjekje per ti turbulluar rruges me qellim qe e verteta te mos dale kurre. Ne kemi bindjen se ju dhe vendi juaj nuk mund te pajtoheni ne asnje menyre me zvarritjen mjergullimin dhe deshtimin e ketyre hetimeve thuhet ne leter.

Ne letren e tyre familjaret e viktimave te 21 janarit shprehin bindjen se ambasadori Arvizu nuk do te qendroje indiferent dhe nuk do te pajtohet me veprimet e paligjshme te minipulimit dhe zhdukjes se provave duke filluar nga mosdorezimi ne kohe i armeve te cilat hapen zjarr ne drejtim te demonstruesve e deri ne fshirjen e pamjeve filmike nga serveri i kryeministrise

Ne kemi bindjen se ju dhe vendi juaj nuk jeni indiferent ndaj deklaratave shqetesuse qe ka bere prokurorja e pergjithshme Ina Rama ne lidhje me presionet dhe pengesat qe ka haspur prokuroria ne kete hetim. Institucionet shqiptare duhet te tregojne pavaresi dhe guxim ne punen e tyre por ato kane nevoje per mbeshtetje dhe inkurajimin tuaj per zbatimin e ligjit pa marre parasysh se kush preket nga zbatimi i tij thuhet me tej ne leter.

Nuk do te kemi paqe dhe qetesi te vertete ne Shqiperia pa u vene drejtesia per vrasjet e 21 janarit. Drejtesia per 21 janarin eshte me shume se nje ceshtje personale e jona. Eshte nje ceshtje te funksionimit ose jo te shtetit ligjor ne Shqiperi theksohet ne leter.
sg/shekullkshqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›