E Diel, 1 Nëntor 2026

Re Fressh pse u tremb doktori

U mor vesh se refressh pati nje impakt te jashtezakonshem diten e diel kur salla e Pallatit te Kongreseve u mbush plot me te rinj freshiste jo vetem nga Tirana por te ardhur edhe nga rrethet. Gjithsesi salla nuk kishte shkelqimin e flamujve te PS BE apo SHBA. Kishte vetem nje flamur kuq e zi qe mbuloi gjithe platene e siperme te Pallatit te Kongreseve dhe kaq. Madje sic duket edhe per mungese fondesh edhe pankartat refressh qe mbaheshin ne duar ishin dhene si me pikatore. Megjithate te bertiturat dhe qejfi i 20 vjetorit te themelimit te organizates rinore mu duk shume i madh. E pas ketij aktiviteti PD cuditerisht nxjerr ne foltore dy zonja Albana Mustafaraj zedhenese e partise dhe Mesila Doda deputete.

Te dyja flisnin per aktivitetin e rinise socialiste. Duke pare habitshem reagimin e tyre u nisa drejt zyres se Berishes. Une ndash Pershendetje zoti kryeminister...
Ai ndash Eja Anila...
Une ndash Doktor dje PD mu duk ne pike te hallit ndersa po merrej seriozisht me zhvillimet brenda PS. E kuptoj se edhe ju e keni pritur disi ankthshem aktivitetin. Cdo te ndodhte. Ashtu sikurse te gjithe te tjeret edhe brenda PS me se shumti kundershtare te Rames kishin ndonje ide se aktiviteti mund te deshtonte. Ja qe Veliaj arriti ta beje per se mbari. Jo shume luksoz si aktivitet po kishte shume entuziazem. Patjeter ju tremb ideja sesi u mblodhen aq shume te rinj ne refressh.
Sepse ti mbledhe Veliaj kaq shume njerez kur eshte ne opozite kur nje perqindje e vogel e tyre mund te jene te punesuar te tjeret skane as me te voglin dyshim se mund te kene ndonje pune per se afermi juve ju sjell shqetesim. Jam e sigurt se PD apo qofte edhe LSI mund te mbushin fare mire salla si pallati i Kongreseve. Jo nje e dy. Por kuptohet eshte shume e thjeshte. Ja e pame edhe te festa e themelimit te PD qe u zhvillua ne dhjetor. Kjo nuk e ben diferencen. Sepse armata e te punesuarve apo atyre qe duan te tregohen servil per tu rregulluar neser diku eshte goxha e madhe per te mbushur sallat. Por eshte shume here me e vogel se armata e gjithe atyre njerezve qe sot ndjehen te shqetesuar per punesimin arsimimin varferine apo rritjen ekonomike. Jane te rinj qe kane vetem pak shprese se neser do te jete nje dite me e mire dhe kete shprese e shprehin me entuziazem sikurse u pa edhe diten e djele. Ndaj zoti kryeminister them se ju trembi aktiviteti i refressh-it. Ndaj edhe per kete nxituat te nxirrnit eksponentet tuaj per te perbaltur nje aktivitet te te rinjve socialiste. Ndaj edhe nuk e duruat dot entuziazmin e tyre sepse sikurse te gjithe ne ju pate varferi ne organizim por aspak varferi ne emocione dhe ide. Dhe vetem per kete arsye asnje nga zyrtaret e PD nuk dha asnje mesazh urimi per ditelindjen e forumit rinor socialist edhe pse ky forum mbushi 20 vjec.
Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›