E Martë, 3 Nëntor 2026

“2200 euro për një armë”, gazetarja zbulon çmimet e armëve dhe kokainës që shitet në grupet e Telegram

Telegrami, aplikacioni ku gjenden armë, klandestinë dhe drogë. Ka qenë tema e diskutuar në emisionin e sotëm të “Jetë Shqiptare”, ku gazetarja Kamila Xhakaj ka bërë me dije se në një grup të përbërë prej 3754 personash, bëjnë pjesë edhe persona nga Policia e Shtetit, si të inflirtuar.

Ajo u shpreh se në Telegram, një armë shitet 2200 euro.

“Shiten armë, drogë, fishekë, numra telefoni jashtë serie. Ky grup është u vërtetë dhe çmimet që afishojnë në mesazhe më duke shumë reale. Janë gjëra që po ndodhin në mes të Tiranës jo më në rrjet social. Janë me profile falso që të mos kapen.

Është një grup i përbërë nga 3754 persona. publikojnë fotot e materialit. Zorakit i vendosin çmimin 150 euro. Plumba 6-9 mm; Glok-19 2200 euro, fara kanabisi. këto ata i afishojnë bashkë me çmimin dhe kush është i interesuar i shkruan në privat”, deklaroi gazetarja.

Kjo e fundit theksoi se në dijeninë e saj policë të inflirtuar janë në gjurmët e administratorëve të faqes.

“Në grup ka policë të inflirtuar në dijeninë time dhe janë në gjurmët e administratorëve të faqes.

Në atë që kam konstatuar, kur është afishuar çmimi, kanë kaluar direkt në privat. Mesazhet që kanë në rrjet, thuhet: mos je gjë polic? Kanë frikën e policëve dhe kalojnë në biseda private ku marrin atë që kërkojnë.

Në grup janë futur policë të inflirtuar. Nuk janë futur pa qëllim.

Jam futur në grup dhe kam parë kontakte të personave që janë në policinë e shtetit”, tha ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›