Dhuna ndaj Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë: Bojkot të proceseve gjyqësore për 3 ditë

Dhoma e Avokatisë ka marrë vendimin për bojkotimin e proceseve gjyqësore për 3 ditë, përjashtuar vetëm seancat për masat e sigurisë.
Bojkotimi i seancave do të fillojë nga dita e nesërme (7 qershor), ndërsa vendimi vjen në shenjë solidariteti pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi, çështje për të cilën Dhoma e Avokatisë zhvilloi edhe një mbledhje këtë të martë.
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia dënoi sulmin ndaj Mëngjesit, duke kërkuar vënien para drejtësisë të autorëve.
Avokati Sokol Mëngjesi u dërgua një ditë më parë (3 qershor) në Athinë për të marrë një trajtim më të specializuar teksa ndodhej prej 5 ditësh në koma pas dhunës së ushtruar nga 4 persona. Ndërkaq Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj dy të arrestuarve dhe tre personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit në zonën e ish-Bllokut sapo kishte lënë fëmijën e tij në kopsht. Mëngjesi u dërgua me urgjencë në spital.
/rtsh.al/