E Diel, 1 Nëntor 2026

23-vjeçari u mbyt me litar në Mat, Policia: Ende asnjë autor të dyshuar për krimin e rëndë

Policia nuk ka ende asnjë autor të dyshuar, për vrasjen makabre të të riut Renis Dobra në mat.

Ekspertiza ligjore nga ana tjetër ka përcaktuar se shkaku i vdekjes së 23 vjeçarit është asfiksia nga litari.

Sipas hetuesve, i riu ka humbur jetën para se makina e tij të dilte nga rruga dhe të përfundonte në liqenin e Shkopetit, teksa ai u gjet pak metra pa rënë në ujë.

23 vjeçari Renis Dobra u rrëmbye nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e së martës në afërsi të banesës së tij në fshatin Zenisht.

Disa persona i kanë zënë pritë me armë makinës që drejtohej nga Dobra, duke iu prezantuar si policë. Dy prej tyre besohet se janë futur në mjetin e 23 vjeçarit dhe më pas e kanë vrarë dhe hedhur me makinën e tij në ujërat e liqenit të Shkopetit.

Kjo e fundit u gjet nga polumbarët e repartit të forcave RENEA, edhe pse struktura e liqenit e vështirësoi operacionin për shkak të thellësisë 17 metra .

Grupi hetimor shpreson të gjejë prova që mund të çojnë në zbulimin e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë. Brenda makinës mund të ketë prova të autorëve të cilët dyshohet se morën peng 23 vjeçarin.

Deri tani janë marrë në pyetje disa persona, por prokuroria nuk ka ende një të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, 23 vjeçari Renis Dobra nuk rezulton të ketë patur precedent penal dhe hetimet po zhvillohen në disa pista.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›