E Enjte, 5 Nëntor 2026

28 deputetë firmosin që Bardhi të jetë kryetar grupi/ Reagon Basha: Nuk merremi me tallava e lojra të vogla, PD fokusohet tek qytetarët

Lulzim Basha ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa është pyetur nga gazetarët për faktin që 28 deputetë kanë firmosur që Gazment Bardhi të jetë kreu i grupit të PD. Basha nuk pranoi të komentojë, ndërsa tha se PD nuk merret më me këto lojëra, por do të fokusohet vetëm tek problemet e qytetarëve.

“Nuk merremi me tallvatë. Nuk merremi me lojërat e vogla për interesa të vogla. PD do të fokusohet te problemet qytetarëve. Për një vite gjysmë PD ka qenë nën sulm dhe është marrë me veten e vet. Ua kam thënë, koha kur merreshim me njëri tjetrin në kurriz të shqiptarëve ka marrë fund. Ditë për ditë me njerëzit dhe për njerëzit“, tha Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›