E Diel, 1 Nëntor 2026

28 vjeçari pendohet për vrasjen: Isha i dehur, nuk doja t’i bëja keq. U zumë për fërkimin e makinave

Autori i dyshuar i vrasjes së Petrit Ndout është shfaqur i penduar përpara grupit hetimor kur është marrë sërish në pyetje në lidhje me krimin e rëndë.

Andri Vokrri ka thënë se nuk kishte për qëllim të vriste 57-vjeçarin.

Burime bëjnë me dije se i riu e dha dëshminë e re pasi nuk ishte më nën efektin e alkoolit dhe në këto kushte ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes. 28 vjeçari ka deklaruar se ishte në gjendje të dehur në momentin e konfliktit dhe nuk mbante mend veprimet e tij duke mos ditur që e kishte lënë të vdekur pasi e goditi me çekiç në kokë Petrit Ndoun.

Ai ka shtuar se ata janë konfliktuar për shkak të makinave pasi rruga ishte e ngushtë dhe mjetet ishin fërkuar me njëra tjetrën.

Ndaj 28 vjeçarit rëndon akuza e vrasjes me dashje. Policia arrestoi për moskallëzim krimi edhe dy shokët e autorit, pasi ata ishin prezent në momentin e krimit dhe nuk treguan.

Lorenc Goga dhe Fation Kulla kanë thënë se u larguan nga vendi i ngjarjes pasi ishin frikësuar./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›