E Diel, 1 Nëntor 2026

Vajza e Trump viziton Vlorën, Ivanka Trump shoqërohet nga bashkëshorti Jared Kushner

Vajza e presidenti të SHBA-së, Ivanka Trump ka mbërritur paraditen e kësaj të mërkure në Vlorë.

E shoqëruar me forca të shumta policie, ajo ka mbërritur në qytetin e Vlorës rreth orës 10:00 dhe aktualisht ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, në një nga hotelet e zonës.

Mësohet se me të është edhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, ndërsa kjo është hera e disatë që ajo viziton Vlorën.

Vizitat e saj në Vlorë nisën që pas bërjes publike të faktit se ajo dhe bashkëshorti i saj do të bëjnë  një investim të madh në ishullin e Sazanit që do të sjellë një nivel të ri turizmi elitar në vend./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›