E Diel, 1 Nëntor 2026

32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në dhomën e resortit me 5 yje

Një i ri shqiptar, 32 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është gjendur i pajetë brenda dhomës së një resorti me pesë yje në liqenin Garda, midis Brescias dhe Milanos, në Itali.

Trupi i tij u zbulua nga stafi i resortit pasditen e 11 marsit, kur nuk arritën të merrnin asnjë përgjigje nga dhoma.

Viktima kishte mbërritur i vetëm dhe kishte qëndruar në resort për afërsisht një ditë.

Stafi, pasi trokiti disa herë pa sukses në derë, hyri në dhomë dhe telefonoi urgjencën.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në dhomë u gjetën disa pako ilaçesh të boshatisura pranë shtratit, gjë që ka çuar hetuesit të shqyrtojnë pistën e një akti ekstrem si vetëvrasja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›