E Diel, 1 Nëntor 2026

33 vjet nga Traktati i BE-së, Hoxha: E ardhmja e Shqipërisë është europiane

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka përkujtuar 33-vjetorin e hyrjes në fuqi të Traktatit të Maastricht-it, duke theksuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha e cilëson këtë traktat si një moment vendimtar në krijimin e Bashkimit Europian në formën që njihet sot.

Ministri thekson se vendi synon të jetë pjesë e tryezës europiane, duke kontribuar në vendimmarrje dhe në formësimin e së ardhmes së kontinentit.

“33 vjet më parë, në këtë ditë, hyri në fuqi Traktati i Maastricht-it, duke shënuar një hap vendimtar në krijimin e Bashkimit Europian, ashtu siç e njohim sot.

Për Shqipërinë, ky përvjetor na drejton nga e ardhmja: drejt vendit që synojmë në tryezën europiane, duke ndarë përgjegjësitë, duke sjellë zërin dhe kontributin tonë dhe duke formësuar së bashku të ardhmen e kontinentit tonë.

Identiteti ynë Europian ka rrënjë të thella. Sot, përmes reformave në vend dhe partneriteteve gjithnjë e më të forta në Europë, po e shndërrojmë hap pas hapi ambicien tonë europiane në realitet.

Rruga jonë është e qartë. E ardhmja jonë është vetëm europiane”, shkruan ministri Hoxha në X.

Lajme të Sugjeruara

Rama emëron një shqiptare nga Maqedonia e Veriut si këshilltare për mediat

Rama emëron një shqiptare nga Maqedonia e Veriut si këshilltare për mediat

Shabani i përgjigjet akuzave të Lapajt: Aktivisti i “Shqipëria Bëhet” më filmoi dhe më ofendoi pranë banesës

Shabani i përgjigjet akuzave të Lapajt: Aktivisti i “Shqipëria Bëhet” më filmoi dhe më ofendoi pranë banesës

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

Berisha thirrje qytetarëve dhe partive politike t’i bashkohen protestës studentore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›