E Diel, 1 Nëntor 2026

35-vjeçarja nga Vlora humb kontrollin e makinës dhe përfundon në lumë, lëndohet bashkë me dy fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë të Vlorës.

Policia njofton se shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.

Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›