E Diel, 1 Nëntor 2026

35 vjetori i PS/ Rama batuta me Gramoz Ruçin: E shkatërrove PD-në duke çuar atje spiunët e komunizmit

Në 35-vjetorin e Partisë Socialiste, Edi Rama po zhvillon një takim me socialistë të Qarkut të Tiranës. Kryesocialisti theksoi se PS është forca politike më antikomuniste e Shqipërisë, e cila i ka qëndruar pranë si ansjë parti tjetër, të persekutuarve polititikë të regjimit komunist.

“Po ju jap një shembull, i cili lidhet me dëmshpërblimin e të gjallëve të dalë nga burgjet e komunizmit. Nëse s’do të kishte PS në qeveri në 2013, të burgosurit e vërtetë politikë të dalë nga burgjet dhe që do ishin akoma gjallë, do kishin në atë botë pa marrë dëmshpërblimet, sepse honxhobonxhot kishin prishur radhën dhe kishin shkuar te të tretët”,- tha Rama

Kryesocialsti nuk kurseu as batuat me Gramoz Ruçin, për fillimet e pluralizmit politik në Shqipëri.”Nuk e di a ka qenë në planin tënd, Gramoz, që të shkatërroje PD-në duke çuar spiunët atje”,- tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›