E Martë, 3 Nëntor 2026

4 automjete përfshihen në aksident, plagosen 8 persona, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të autostradës Plepa-Rrogozhinë ku kanë mbetur të plagosur 8 persona pas përplasjes së katër automjeteve.

Të gjithë personat e plagosur kanë përfunduar në spital me dëmtime të ndryshme, pas një aksidenti në të cilin u përfshinë 4 automjete.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të autostradës Plepa Rrogozhinë, ndërkohë që shkaqet e aksidentit po hetohen nga policia e qarkullimit rrugor.

Midis 8 të plagosurve, tre prej tyre janë fëmijë të cilët janë transportuar në spitalin e Durrësit.

Nga të plagosurit vetëm një grua ka pasur dëmtime më të shumta, ndërsa të tjerët kanë marrë dëmtime të lehta.

Referuar burimeve nga vendngjarja bëhet e ditur se asnjë prej të plagosurve nuk  është në gjendje të rëndë.

Automjetet e dëmtuara janë lëvizur nga vendngjarja, ndërsa efektivët e qarkullimit rrugor kanë ndërhyrë për normalizimin e trafikut.

Nga të dhënat e para mendohet se shpejtësia dhe lagështia në rrugë kanë ndikuar në përplasjen e 4 automjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›