Vetëvrasja në rradhët e policisë, psikologia: Kanë nevojë për trajtim, janë në vijën e parë me ngjarjen!

Efektivët e policisë janë vija e parë e cila përballet me krimin. Por nuk kanë munguar rastet kur arma e shërbimit në vend që ti drejtohet agresorit është drejtuar nga vetja.
Nga janari këtij viti deri më tani 2 efektive të policisë janë vetëvrarë. 21-vjeçarja Aldorjana Loshi efektive në Komisariatin nr. 5 në Kamëz të premten e 24 Majt dhe Arben Pjeci 56- vjeç nënkomisar i cili u vetëvra në ambjentet e Komisariatit të Durrësit po ashtu me armën e shërbimit në 25 janar.
Për RTSH kryetari i sindikatës së policëve Sadet Fishta ka deklaruar se puna e policëve është e mbushur me ngarkesë psikologjike ndaj kanë nevojë për një trajtim më specifik.
Nga ana tjeter psikologia e njohur Adelina Pjetra në një intervistë për RTSH ngre shqetësimin e mungesës së trajtimit psikologjik tek punonjësit e policisë.
Sipas Pjetrës efektivët e policisë janë shumë të rrezikuar për t’u prekur nga probleme të shëndetit mendor për shkak të profesionit të tyre.
Aktualisht punonjësit e policisë e marrin sherbimin psikologjik vetëm në drejtoritë e policisë nga psikologë që nuk janë të dedikuar vetëm për ta. Sipas ekspertëve shpesh druhen nga opinioni i kolegëve për të marrë këtë shërbim, pasi edhe ata janë njerëz me ndjenja dhe emocione dhe shpesh herë kanë nevojë për ndihmë.
Gazetare Lusi Përgjegji
/ rtsh.al /