4.76 miliardë Euro abuzime”/ Berisha: Inceneratori fantazmë, koncesionet në shëndetësi, Porti i Durrësit mbajnë firmën e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bën përgjegjës për të gjitha ato që ai i konsideron afera miliarda euroshe.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se, Edi Rama është firmëtari i inceneratorit fantazmë me vlerë 130 mln €, koncesioneve në shëndetësi me vlerë 630 mln € dhe Portit të Durrësit me vlerë4 miliardë €.
“Inceneratori fantazmë 130 mln €, koncesionet në shëndetësi 630 mln €, Porti i Durrësit 4 miliardë €. Të gjitha mbajnë firmën politike të Edi Ramës! Të hënën, ai doli publikisht për të mbrojtur sistemin e vjedhjes dhe për t’u shpallur mbi ligjin“, shkruan Berisha pak orë para protestës së rradhës së Opozitës.

Kjo e fundit do të protestojë nesër para Parlamentit, duke nisur nga ora 10:00.