E Diel, 1 Nëntor 2026

Paralajmërimi i FBI: Irani mund të sulmojë SHBA-të me dronë

FBI ka paralajmëruar departamentet e policisë në Kaliforni se Irani mund të hakmerret për sulmet amerikane të fundit duke nisur një ofensivë me dronë ndaj bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara, raportojnë mediat amerikane.

Agjencia amerikane e inteligjencës nuk ka dhënë detaje specifike mbi kohën apo mënyrën e mundshme të sulmeve, por paralajmërimi vjen në një kohë kur tensionet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë rritur dukshëm.

Autoritetet lokale janë udhëzuar të rrisin vigjilencën dhe masat e sigurisë në zonat strategjike bregdetare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›