E Diel, 1 Nëntor 2026

48 oret kritike te BerishesAnulohet vizita ne Malin e Zi

Te tjera rreth shkrimit E shtrijne mbi 3 tavoline FOTO VIDEO Ajo debulese dhe ne 2000 PDF- faqja e pare e gazetes Shqiptarja.com Rama i uron te shkuara Berishes ne Twitter Thaci i uron Berishes shendet dhe fitore te tjera Kryeministri Sali Berisha eshte paraqitur dy dite me pare te djelen ne spitalin amerikan. Burime nga stafi mjekesor i ketij spitali pranojne per gazeten shqiptarja.com se shefi i qeverise i eshte nenshtruar analizave te hollesishme per nje shqetesim qe ai ka pasur ne kembe. Madje mjeket kane vendosur qe diten e diel ti marrin doktor Berishes disa qeliza per te bere analiza. Pas kolapsit Berisha u vizitua nga mjeket e Spitalit Amerikan ne shtepine e tij ku ishin te pranishem gruaja djali vajza Arben Imami Tritan Shehu dhe Petrit Vasili.

Po te njejtat burime mjekesore thone per shqiptarja.com se kryeministri Berisha gjate paradites i eshte nenshtruar te tjera kontrolleve mjekesore. Keshtu ai ka bere ushtrimet fizike edhe per zemren apo tensionin nderkohe qe priten edhe analizat e biopsise. Te gjitha keto kontrolle shefi i qeverise i ka bere gjate paradites nderkohe qe duhet te ishte ne forme edhe gjate pasdites ku do te fliste per 21 vjetorin e PD. Nderkaq burime afer kryeministrit thone se pas kesaj kryeministri ka konsumuar dreken ne shtepi rreth ores 16.00 te pasdites. Nuk ka pasur shume kohe te pushoje per te hedhur nje sy edhe per materialin qe ai do te lexonte ne festen e pasdites.

Nderkaq gjate fjales ne pallatin e Kongreseve Berisha nuk e ka perfunduar fjalimin sepse ka kaluar nje gjendje te fikti.

Kryeministri Berisha u vizitua nga mjeket e Spitalit Amerikan ne shtepine e tij ku ishin te pranishem gruaja djali vajza Arben Imami Tritan Shehu dhe Petrit Vasili. Mjeket kryen nje ekografi te karotideve dhe nje per stomakun. Sipas mjekeve arsyeja e kolapsit te Berishes ishte vetem stresi i tepert duke qene se nga analizat nuk rezultoi asgje serioze.

Pas gjendjes se debuleses qe pesoi mbreme kryeministri Berisha eshte detyruar te anuloje viziten e parashikuar per tu zhvilluar sot ne Mal te Zi. Megjithate rreth ores 11.40 minuta Berisha eshte pare te hynte ne ambientet e kryeministrise.

RAPORTIMET E MEPARSHME
Nuk eshte hera e pare per kryeministrin Berisha qe ndjehet
keq gjate ceremonive dhe aktiviteteve publike. Kjo ka ndodhur edhe me pare duke nderprere edhe aktivitetin e tij si kryeminister per dite te tera. Ne fakt sipas deklarimeve te herepashershme kryeministri Sali Berisha edhe pse eshte vete mjek e njeh veten se eshte nje person qe preket shpejt nga viroza te ndryshme dhe shpeshhere eshte kuruar per to.

Keshtu ne 2 shkurt te vitit 2008 kryeministri ka qene ne nje gjendje te renduar gripi. Zyrat e shtypit te kryeministrit ne
ate kohe deklaroi se kryeministri kishte anuluar gjithe axhenden e percaktuar duke perfshire edhe mbledhjen e qeverise ku
do te shqyrtoheshin disa vendime te rendesishme. Ai vinte nga nje vizite ne Bruksel e cila ishte e lodhshme por dhe luhatjet e temperatures nga njera zone ne tjetren ndikuan ne shendetin e tij.

Ne Janar te vitit 2010 kryeministri sipas njerezve afer tij ka pasur nje nderhyrje kirurgjikale ne hunde. Operacioni eshte bere ne nje nga spitalet e Vjenes.

Ne 28 mars 2010 kryeministri Sali Berisha pohoi edhe publikisht se kishte kryer nje operacion ne kemben e djathte nje jave para kesaj date. Eshte e vertete qe kam bere operacion u tha Berisha deputeteve te grupit parlamentar nje nderhyrje e vogel kirurgjikale sepse me ishin veshtiresuar ecjet e mia te zakonshme. Ai deklaroi se ka qendruar rreth nje ore e gjysem ne spital dhe menjehere ka dale prej tij.

Ne 22 korrik 2010 stafi i kryeministrit Berisha konfirmoi me ane te nje deklarate per shtyp per mospjesmarrjen e kryeministrin ne mbledhjen e qeverise. Zedhenesja Erla Mehilli konfirmoi lajmin per median pasi kryeministri vuante nga nje gjendje gripale. Sipas stafit afer kryeministrit viroza qe e mbajti te mberthyer ne shtepi per kater dite me radhe ishte shkaktuar menjehere pas vizites ne ate kohe ne Fushe-Arrez kur ai vizitoi familjet e viktimave qe humben jeten ne nje aksident automobilistik.

Edhe ne 11 maj te 2011 raportohet nje tjeter lajm per shendetin jo te mire te kryeministrit vetem pak dite pas perfundimit te zgjedhjeve lokale. Kryeministri edhe pse kishte njoftuar mbledhjen e qeverise nuk e zhvilloi ate nderkohe qe per disa dite nuk u duk edhe ne ekrane. Luhatje te shendetit ne kete kohe sipas burimeve nga kryeministria erdhen si pasoje e lodhjes nga zgjedhjet lokale te ketij viti dhe intesitetit te larte te takimeve te kryeministrit neper rrethe.

Keto jane disa nga ngjarjet te cilat jane bere publike per kryeministrin Berisha. Por sipas drejtuesit
te klinikes qeveritare zoti Berisha dhe ish presidenti Moisiu jane politikanet qe shkojne ne menyre shume te rregullt per kontrolle te herepashershme prane kesaj klinike.

Vete kryeministri edhe publikisht e ka pranuar se nje nder pasionet e tij eshte te ece per nje kohe te gjate dhe kur ka kohe te beje edhe 4 apo 5 kilometra ne dite. Nga aktiviteti sportiv i kryeministrit cdo vit zyra e shtypit prane keshillit te ministrave informon per thyerjen e rekordit te notit per shefin e qeverise gjate veres dhe poashtu edhe ecjet e tij te shumta ne Malin e Dajtit ne kohen e pushimeve te dimrit.

Ne pergjithesi kreu i qeverise shfaqet me fizik te mire por oret e gjata te qendrimit ne zyre aktiviteti shume i ngjeshur dhe punet e shumta e kthejne ne nje forme jo te mire shendetesore ne menyre te herepashershme. Nderkaq edhe ne seancat e zgjatura te kuvendit kryeministri shkeputet kohe pas kohe duke mos qendruar gjithe oret ne salle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›