50 efektivë të Forcës Tokësore në ndihmë të bashkisë së Gjirokastrës për përmbytjet

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Gjirokastra është një nga qytetet më të prekura nga reshjet e dendura të shiut.
Në këtë kuadër, Forca Tokësore ka angazhuar 50 efektivë nga Reparti i Gërhotit i Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, të shoqëruar me mjete dhe motopompa, për të ndihmuar Bashkinë e Gjirokastrës në përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet.
Sipas njoftimit, efektivët aktualisht janë të angazhuar për largimin e ujit nga banesat në lagjen “18 Shtatori” dhe për hapjen e segmenteve rrugore në qendër të qytetit, në zonën Shanaj dhe lagjen Varosh.
Efektivët e Forcës Tokësore vijojnë të jenë në terren dhe në gatishmëri të plotë, duke ofruar mbështetje për qytetarët dhe autoritetet vendore deri në normalizimin e situatës.
1 nga 3/gj.m/r.e/a.f/