600 fidanë të rinj gjelbërojnë Tepelenën, aksion për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra

Në kuadër të pyllëzimit dhe shtimit të sipërfaqeve të gjelbëra, Bashkia e qytetit të Tepelenës, në bashkëpunim me aktorë të tjerë ka nisur një fushatë për mbjelljen e fidanëve dekorativë në zona të ndryshme të qytetit si dhe njësitë administrative.
Gëzim Shehu përgjegjës në drejtorinë e zhvillimit rural shprehet se “ky aksion do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të qytetit dhe do të përfshihet edhe pyllëzimi i disa zonave turistike”.
Fidanët e mbjella do të krijojnë një mjedis të gjelbër duke ndikuar edhe në përmirësimin e cilësisë se jetës së përditshme të banorëve, shprehet shehu ndërsa apelon për mos dëmtimin e tyre .
Vitit 2024 është shpallur viti i Pyjeve dhe në këtë kuadër është hartuar edhe një kalendar aktivitetesh që pritet të sjellin kontribut të rëndësishëm për natyrën, jo vetëm në aksione mbjellje, por edhe në ndërgjegjësim.
Gazetare: Enkeleda Domeri
/rtsh.al/