8 efektivë pezullohen pas sherrit në burgun e Fierit- Bajri, Gjini dhe Zoto u përfshinë në përplasjen në ambientet e përbashkëta

Tetë efektivë të burgut të Fierit, mes tyre kryeinspektorë dhe gardianë, janë pezulluar nga detyra pas sherrit mes të burgosurve Denis Bajri, Aldo Gjini dhe Jurgen Zoto në ambientet e përbashkëta.
Punonjësit ishin në turn ditën e ngjarjes dhe do të qëndrojnë të pezulluar deri në përfundim të hetimeve dhe vlerësimit të përgjegjësive për zbatimin e detyrave. Gjatë pezullimit do të marrin gjysmën e pagës.
Sipas hetuesve, sulmi ndaj Denis Bajrit mund të ketë qenë një mesazh nga Ibrahim Lici, rival i Bajrave në Shkodër. Gjatë përplasjes u plagos edhe Jurgen Zoto me një thikë artizanale.
Pas incidentit, Zoto u transferua në burgun e Burrelit, ndërsa Aldo Gjini në Drenovë, të dy në izolim për tre muaj. Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e punonjësve të burgut.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/