E Diel, 1 Nëntor 2026

87-vjeçari italian humb jetën teksa notonte në plazhin e Zvërnecit

Një shtetas italian, G. P., 87 vjeç, ka humbur jetën sot rreth orës 13:30, teksa po notonte në det në plazhin e Zvërnecit.

Sipas informacionit paraprak nga policia, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, ndërsa grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin përfundimtar të rrethanave të ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rastin.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›