E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Hasani me përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit: Transparencë dhe llogaridhënie për hartimin gjithëpërfshirës të politikave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani ka mirëpritur sot në mjediset e MEPJ përfaqësues të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

Në fokus të bashkëbisedimit me to ka qenë diskutimi për Kapitullin 31 – pjesë e Grup-Kapitullit 6 të Marrëdhënieve të Jashtme – që mbulon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP).

Gjatë takimit, Ministri Hasani ka nënvizuar se:

“Shqipëria e ruan qartësinë dhe linjëzimin e saj gjeopolitik në suazën e Politikës së Përbashkët të Jashtme e të Sigurisë të BE-së, duke u rreshtuar pa hezitim në vlerat dhe parimet e Unionit.”

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimit të MEPJ për të thelluar bashkëpunimin me shoqërinë civile grupeve të interesit duke siguruar transparencë, llogaridhënie dhe hartim gjithëpërfshirës të politikave.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›