E Hënë, 2 Nëntor 2026

A do ta mbështesë Lëvizja Bashkë një kandidat të opozitës që vjen nga shoqëria civile? Muçi: Jo, për sa kohë në krye të PD është Sali Berisha

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, mohoi në mënyrë kategorike që forca që ai përfaqëson të mbështesë një kandidat opozitar për bashkinë e Tiranës edhe nëse vjen nga shoqëria civile, për sa kohë në krye të PD është Sali Berisha

I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Muçi tha se kjo nuk ndodh për sa kohë çdo kandidat është vegël e Sali Berishës.

Ai tha se edhe nëse do të vinte një bashkëpunim, atëherë kushti do të ishte që në krey të PD mos ishet Sali Berisha.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Do të mbështesni një kandidat të përbashkët që vjen nga shoqëria civile?

Muçi: E pamundur për ne. Në qasjen tonë, bekimi më i madh i Ramës është që në krye të PD është Sali Berisha.

Borakaj: Edlira Çepani është një nga emrat?

Muçi: Kushdo qoftë kandidat i PD-së, nuk ka për tu mbështetur nga Lëvizja Bashkë. Ne garuam në 2023-in në Tiranë, morëm 14 mijë vota duke i vënë pikat mbi “i”. Duke shpallur haptazi se qasja jonë është kritike ndaj Ramës dhe Berishës, shpresa jonë e këtyre zgjedhjeve është të shumëfishojmë votat tona.

Borakaj: E keni garën me veten?

Muçi: Jo vetëm me veten. Ka plot shembuj në vende të tjera se pavarësisht se vendin e ka një autokrat, bashkinë e merr një forcë tjetër.

Borakaj: E prisni këtë surprizë.

Muçi: Po patjetër që e presim, sidomos nga Tirana.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›