A do të mbështesë Veliaj kandidatin e PS për Bashkinë e Tiranës? Debat mes analistëve

Përplasjet brenda PS-së kanë qenë në fokus të debatit këtë të martë në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, mes të ftuarve.
A do ta mbështesë Erion Veliaj kandidatin e PS-së në zgjedhjet e ardhshme lokale për Bashkinë e Tiranës? Kjo ka qenë një nga pyetjet e ngritura në studio nga analisti Enton Abilekaj.
Për analistin Abilekaj, në zgjedhjet e fundit Rama nuk e ndjeu mungesën e Veliajt në zgjedhje, edhe pse ky i fundit ishte në burg.
Pjesë nga biseda:
Reklamë
Abilekaj: Pyetja që vlen është kjo: Për kë do punojë Veliaj në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës? Ata punonjës që ka Bashkia e Tiranës do të jenë të bindur ndaj Veliajt. A do të jetë kjo strukturë administrativo-politike më me PS-në në zgjedhjet e 9 majit? A i intereson Veliajt të fitojë një kandidat i PS-së? Apo i intereson që Rama të humbasë Tiranën dhe të largohet, dhe Veliaj të thotë që më futi Rama në burg, për të hapur një proces tjetër?
Rakipi: A ka Veliaj mbështetje në PS dhe në grupin parlamentar? Kam idenë që edhe mund të ketë. Unë telefonova disa njerëz që të vinin dhe i shmangeshin bisedës.
Balaj: Në burg ishte Veliaj, Rama nuk e ndjeu.
Abilekaj: Jo, në Tiranë pati humbje. Njerëzit e Veliajt Rama i nxori nga lista, por Rama ende nuk ishte i bindur.
Dudushi: Ne kemi dy njerëz në paranojën e vet. Veliaj është në paranojën e Ramës, sepse është në burg, i izoluar. Edhe Rama, në izolimin e tij, në pushtetin e tij, mund të ketë paranoja.
Abilekaj: Sa më e dobët opozita përballë, aq më i madh është kompleksi i mbretit që ka frikë nga pasardhësi. Mendoj se Rama tani po merret me zgjedhjet lokale dhe ka vënë të gjithë aparatin shtetëror në funksion të zgjedhjeve lokale.