E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Përplasjet Rama-Veliaj, Bala: Ja pse është ndier i rrezikuar kryeministri

Analisti Anri Bala, i ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, u shpreh se kryeministri Edi Rama është ndier i rrezikuar nga Veliaj, pasi ky i fundit përbënte një kërcënim për kontrollin e Bashkisë së Tiranës në prag të zgjedhjeve.

Ndërsa gazetari Alban Dushushi argumentoi se duke e lidhur Veliajn me organizimin e protestës, Rama rrezikon të dëmtojë besueshmërinë e kryebashkiakut te socialistët.

“Kemi parë kalvarin se si është zhvilluar faza hetimore e Veliajt. Këtu bëhet fjalë për kuotat që Rama ia ka dhënë Veliajt dhe që ti je kryetar bashkie prej meje, pra ta kam dhënë unë. Rama është ndier i rrezikuar, sepse i rrezikohet bashkia, pasi zgjedhjet janë pas gjashtë muajsh. Veliaj në burg, Rama shkoi bëri festë në Pallatin e Brigadave. I ka thënë: “Mesazhet, harrojeni Veliajn kryetar bashkie”, tha Bala.

“Për sa kohë ai ka pushtet, sepse nëse nuk do të ishte Rama, nuk do të merrej me të. Duke ngritur akuzën se Veliaj është prapa protestës, përfshirë këtu edhe qëndrimin e Veliajt për të mos e lënë bashkinë, Edi Rama minimizon besueshmërinë te socialistët. Është një metodë që mund të ndiqet. Shihni Berishën që doli me vrap në krah të Erion Veliajt”, u shpreh Dudushi.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›